19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Xhama kudo, hekurat të hedhur sa andej..”, rrëfehet nje prej pronareve të shtëpisë afrë kapanonit që shpërtheu

Banorët e shtëpisë ngjitur me zonën industriale ku ndodhi tragjedia në Lushnjë kanë rrëfyer tmerrin e përballjes me incidentin, ku një bombol oksigjeni me të cilën punëtorët e kantierit po kryenin saldime në pjesën e tarracës shpërtheu duke lënë dy të vdekur dhe 7 të plagosur.

Me lot në sy, i zoti i shtëpisë ka treguar se si mori rrugën nga Greqia menjëherë për në shtëpi nga meraku se nuk kishte lajm për familjen pasi linjat e internetit ishin ndërprerë.

Ishte këtu, ajo më njoftoi. U bë shkëputja e internetit, nuk kisha kontakte me familjen time. Kur erdha këtu, mirë që gjeta njerëzit jashtë. Xhama kudo, hekurat të hedhur sa andej këndej. Mirë që s’kanë qenë njerëzit jashtë që të…”

Kur erdha në Fier i thashë shoqes se aty mund të kishte ndodhur ndonjë tragjedi?

Patjetër, me këtë gjendje që është shtëpia mund të kishte edhe njerëz të vrarë.”

Vlen të theksohet se mes të plagosurve rëndë ishte edhe deputeti socialist Bujar Çela, i cili u transportua në spitalin e Traumës dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale është në gjendje të mirë shëndetësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...