Ish-banorja e Big Brother VIP, Xheneta Fetahu, ka reaguar në rrjetet sociale pas spekulimeve mbi qëllimin e vërtetë të hyrjes së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në një postim të gjatë në Instagram, Xheneta sqaron se pranimi i sfidës së mosreagimit nuk ka qenë i motivuar nga ndonjë ndjenjë mallëngjimi apo dëshirë për ribashkim me dikë të caktuar. Ajo thekson se qëllimi i saj ishte të tregonte se ata që nuk kanë guxim të përballen drejtpërdrejt me të tjerët, shpesh krijojnë versione të ndryshme pas shpine.
“Nuk u futa as se më ka marrë malli për atë njeri, e aq më pak për ribashkim,” shprehet ajo, duke përgënjeshtruar aludimet mbi motivet e saj.
Xheneta gjithashtu nënvizon se ka vijuar përpara në jetën e saj private dhe është e shkëputur nga gjithçka që ka ndodhur në “Bigu”.
“Gjithçka bashkë është e kaluar. Në jetën time private kam vazhduar, e shkëputur nga Bigu me të gjitha ndodhitë e tij,” shton ajo.






