Ndërsa lajmet për ndarjen e Xhensila Myrtezait dhe Bes Kallakut nga njëri-tjetri qarkullojnë në rrjetet sociale, duket se çifti i njohur nga showbiz-i po kalon nëpër procedurat e divorcit.
Ata madje kanë hequr çdo fotografi që përmbante portretin familjar nga profilet e tyre në rrjetet sociale.
Gazetarja Erjona Nimani bëri një koment në lidhje me këtë situatë, duke shprehur shpresën që Xhensila do të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat, në shenjë respekti ndaj fansave të saj. Ndërkaq, keshte konfirmuar nisja e procesit të divorcit, duke vënë re se çifti ka qenë në qendër të mediave për lajmet e tyre të ndarjes.
Këta janë çift që kanë bërë kryetituj në media për ndarjen e tyre. Me burime të sigurta në disa medie është komentuar nisja e procesit të divorcit. Kjo është vënë re edhe në disa rrjete sociale, ku dyshja nuk kanë më imazhe që përfshijnë portretin e tyre familjar. Ka pasur lloj e soj historie në këtë mes, por shpresoj shumë që Xhensila që gëzon një popullaritet shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave të saj. Ndoshta t’u japë fund aludimeve që kanë marrë dhenë.