15.7 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

“WhatsApp” vjen me rregulla të reja: S’mund të bëni më…

Plataforma e mesazheve WhatsApp po teston një funksionalitet të ri që ndalon përdoruesit të bëjnë ‘screenshot’ të profileve të përdoruesve të tjerë.

Ky funksion synon të rrisë nivelin e privatësisë duke parandaluar shkarkimin dhe ndarjen e fotove personale pa lejen e tyre.

Sipas informacioneve nga WABetaInfo, versioni më i fundit beta i WhatsApp për Android do t’i informojë përdoruesit se nuk mund të bëjnë ‘screenshot’ për shkak të kufizimeve të aplikacionit, nëse ata përpiqen ta bëjnë këtë në profilin e një personi tjetër.

Kjo masë e sigurisë është e ngjashme me disa aplikacione të tjera si Snapchat dhe aplikacionet e pagesave si Paytm dhe Google Pay. Megjithatë, përdoruesit ende do të jenë në gjendje të bëjnë një foto të profil-fotografisë duke përdorur një pajisje dytësore si telefoni ose kamera. Funksionaliteti aktualisht është i disponueshëm vetëm për një pjesë të vogël të testuesve beta, por pritet të shpërndahet për të gjithë përdoruesit në javët e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...