15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Xhovana Nikolli akuzon Nuredin Dumanin për kërcënime të rënda

Xhovana Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (i njohur si Xhanej), i cili ndodhet në burg i akuzuar si vrasës me pagesë, ka ndarë së fundmi një video ku pretendon se është kërcënuar nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Në rrjetin social “TikTok,” Xhovana ka postuar disa mesazhe kërcënuese dhe një mesazh zanor, për të cilin pretendon se është zëri i Dumanit. Në regjistrimin audio, dëgjohet një person që përdor gjuhë fyese dhe kërcënon rëndë të renë. E motra e Xhovanës, Alda Nikolli, i përgjigjet me sfidë kërcënimeve.

Xhovana dhe Alda kishin dy muaj që banonin në një apartament në Elbasan, ku ndodhi një shpërthim me tritol në korridorin e katit të katërt të pallatit në lagjen “Haxhias.” Pas shpërthimit, ku mbeti i plagosur rëndë një 26-vjeçar, Enea Themollari, Xhovana akuzoi Nuredin Dumanin si autor të vendosjes së eksplozivit. Dumani njihet si rival i partnerit të saj, Amarildo Nikolli. Ndërkohë, SPAK është duke hetuar shpërthimin dhe dosjen e Dumanit, pasi motrat Nikolli kanë ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj tij, duke përfshirë dhe një romancë që Alda kishte nisur me të penduarin e drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...