27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Incident në Aeroport: Bebe Rexha u kërcënua nga punonjësi i “Lufthansa” , mbërrin e sigurt në LA

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka përjetuar një incident të rëndë me kompaninë e fluturimeve ‘Lufthansa’ në Aeroportin e Mynihut, Gjermani. Në një video të publikuar në InstaStory, ajo pretendonte se ishte ndaluar nga një agjent sigurie i aeroplanit, i cili e kishte kërcënuar pasi i kishte folur në shqip, duke menduar se ishte shqiptar.

Në videon e publikuar, Bebe Rexha shfaqej duke qarë me ngashërim në aeroport. Megjithatë, sot ajo ka njoftuar se ka arritur në shtëpi në gjendje të mirë dhe të sigurt. Ajo ka falënderuar të gjithë ata që i dërguan mesazhe mbështetjeje dhe shprehu falënderime për arritjen e saj të sigurt në shtëpi.

“Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazhe dhe treguat shqetësim për mua. Mbërrita në shtëpi e sigurt, Faleminderit zotit,” shkroi ajo në postimin e saj të fundit.

Kujtojmë se më 17 gusht, Bebe Rexha denoncoi në Instagram se ishte kërcënuar në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite, ndërsa priste të udhëtonte drejt Los Anxhelosit. Sipas saj, një punonjës i Lufthansa e kishte kërcënuar se nuk do e lejonte të udhëtonte pasi ajo i kishte folur shqip, duke menduar se ai ishte shqiptar. Ajo e cilësoi këtë veprim si diskriminim për shkak të origjinës së saj shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...