12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Xhovana Nikolli Reagon pas kontrollit të SPAK në banesën e saj: “Sekuestruan sende pa urdhër Gjykate”

 

Modelja Xhovana Nikolli ka reaguar pas kontrollit të SPAK në banesën e saj në Elbasan, duke denoncuar se janë sekuestruar sende private pa një urdhër gjykate. Ajo ka përdorur Insta Story për të shpërndarë informacione në lidhje me situatën, ku shprehet se Prokuroria e Posacme ka konfiskuar telefonin e prindërve të saj.

Ky reagim vjen pas ngjarjes së ndodhur vitin e kaluar, kur një shpërthim tritoli dëmtoi banesën ku Xhovana dhe motra e saj jetonin, duke lënë të plagosur Enea Thomaraj, i cili humbi jetën pas tre muajsh në koma. Hetimet kanë zbuluar se shpërthimi kishte si shënjestër dy motrat, por ato fatmirësisht nuk pësuan dëmtime.

Xhovana Nikolli është gjithashtu e lidhur me Amarildo Xhanej, i cili u arrestua në gusht të vitit 2023, i dyshuar për përgatitje vrasjeje në Vlorë, ku u kap me armë silenciator. Hetimet për këtë çështje janë ende në vazhdim, dhe një nga pistat që po hetohen lidhet me konfliktet e mundshme të Xhovana Nikollit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kryeministri i Kanadasë takime në Europë, në fokus Lindja e Mesme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

0
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka zhvilluar një sërë takimesh në Europë në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjen e stabilitetit...

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...