3.5 C
Tiranë
Saturday, December 28, 2024
spot_img

Yuri Kim paralajmëron/ “Largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi”

Ambasadorja e SHBA në vend, Yuri Kim e pranishme në takimin konsultativ të Ministrit të Brendshëm me donatorët tha se Shqipëria duhet të çrrënjosë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kim ka paralajmëruar se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi, ndërsa shtoi se e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është që të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit.

Ambasadorja tha më tej se do bëhen investime në siguri dhe në pikat kufitare pasi trafikimi i qenieve njerëzore dhe drogës është një problematike shumë e madhe në vend.

“Njerëzit dekurajohen kur shohin dhunë dhe krim sepse ata investojnë paratë në Shqipëri. Kur njerëzit e ndershëm shohin politikanë të korruptuar ata humbasin besimin në sistem. Atyre duhet t’u garantohet se do të kenë çdo shans përballë njerëzve të tillë. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit. Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve. Ky është vetëm fillimi. Ne po shohim një epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria po merr fund. Shqipëria është një rrugë kyçe për trafikimin e qenieve njerëzore për në Europën Perëndimore dhe jo vetëm, kontrabandohen sasi të mëdha heroine në rajon, ku korruptohen agjentë kufitare. Po ashtu është rritur numri i emigrantëve të paligjshëm. Korrupsioni luan një rol në gjithë këtë. Krimi po lidhet shpesh me gjykatës e police. Grupe e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë. Ajo për të cilën jemi për të folur këtu sot është se si ministria e Brendshme mund ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë. Duhet të rritet transparenca dhe llogaridhënia. Krijimi i një organi të duhur mbikëqyrës policor, sekuestrimi i pasurive të kriminelëve, investime në kufi dhe siguri. Ne kemi qenë vetë teksa instaluam më shumë pajisje në kufirin me Greqinë për të mbushur pikërisht këto boshllëqe. Le të punojmë së bashku për të rritur besimin, duke forcuar bashkëpunimin tonë si donatorë”, u shpreh Kim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT