10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Zaporizhia mes bombave dhe… karkalecave: Insektet “pushtojnë” rajonin ukrainas

Sikur të mos mjaftonin bombardimet e vazhdueshme dhe tensionet e shkaktuara nga sulmet ruse, rajoni i Zaporizhias në Ukrainën juglindore po përballet me një tjetër sfidë: një pushtim masiv karkalecash.

Fshati Malokaterynivka, që bën pjesë në komunitetin Kushuhum, është ndër më të prekurit nga kjo dukuri e pazakontë për zonën. Sipas autoriteteve vendase, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë detyruar tufat e karkalecave të braktisin habitatet natyrore dhe të zbresin drejt zonave të banuara, kryesisht në kërkim të lagështisë dhe bimësisë në kopshte e fusha.

Zaporizhia është një rajon strategjik për shkak të centralit bërthamor më të madh në Evropë, i cili prej muajsh është kthyer në një pikë nevralgjike negociatash mes Kievit, Moskës dhe Uashingtonit. Tani, përveç rrezikut bërthamor dhe ushtarak, banorët po përballen edhe me këtë emergjencë natyrore.

Ekspertët sqarojnë se ky fenomen është i përkohshëm dhe do të zvogëlohet me rënien e temperaturave, kur karkalecat pritet të zhvendosen drejt rezervuarit të Kakhovkës.

Ndërkohë, Këshilli i fshatit ka deklaruar se situata është nën vëzhgim dhe se po hartohet një plan ndërhyrjeje, për të mbrojtur të mbjellat dhe për të shmangur dëme të mëtejshme në bujqësi.

Në një vend ku lufta ka bërë normalitetin të duket luks, pushtimi i karkalecave është një tjetër kujtesë se sfidat për popullsinë civile nuk vijnë vetëm nga armët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...