4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Zbardhen debatet e PD-së: “Diktaturat nuk rrëzohen me ambasada”, kërkesa për radikalizim dhe mocione kundër qeverisë

Me dyer të mbyllura dhe tone të larta, grupi parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje maratonë një ditë pas seancës së tensionuar në Kuvend. Deputetët ndanë ide dhe strategji për aksionin opozitar, nga thirrje për radikalizim e protesta, deri te vijimi i rrugës institucionale.

Deputeti Tomor Alizoti u shpreh se Shqipëria ka hyrë “në fazën e diktaturës” dhe opozita duhet të dalë në terren.
“Diktaturat nuk janë përmbysur as me ndërkombëtarët, as me ambasadat. Ne duhet të ngremë njerëzit, t’i bindim, t’u japim shpresë dhe t’i thërrasim në protesta masive”, tha ai.

Edhe Sali Berisha mbështeti idenë e një reagimi më të ashpër, duke kërkuar përsëritjen e seancës parlamentare dhe nisjen e një mocioni për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ai propozoi gjithashtu mobilizim të diasporës për protesta përpara ambasadave, duke kujtuar shembullin e manifestimeve në Shtëpinë e Bardhë gjatë qeverisjes Nano.

Nga ana tjetër, pati edhe zëra më të moderuar. Ina Zhupa dhe Agron Gjekmarkaj paralajmëruan se radikalizimi i menjëhershëm do të dëmtonte opozitën, duke sugjeruar që përballja me Ramën të vijojë përmes instrumenteve institucionale dhe padive në Gjykatën Kushtetuese.

Në debat u hodhën ide të forta nga deputetë si Gjin Gjoni, Saimir Korreshi dhe Belind Këlliçi, të cilët folën hapur për ngujim në Kuvend, grevë urie dhe protesta të fuqishme jashtë parlamentit. Ndërkohë, Fatmir Mediu e theksoi nevojën për të ruajtur komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, duke i konsideruar ata faktor të rëndësishëm në sensibilizimin e opinionit publik.

Mbledhja nuk solli një vendim final, por tregoi qartë përçarjen mes linjës radikale dhe asaj institucionale brenda PD-së, teksa opozita përgatitet për hapat e ardhshëm në përballjen me qeverinë Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...