19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Zbardhen detaje nga vrasja në burgun e Peqinit, kush është bashkëpunëtori i Mjacaj

Burime nga Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për një të dënuar të dytë mbi dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit pas Sokol Mjacajt. Burime nga organi akuzës konfirmuan se ka dyshime që Indrit Shaqja, personi që mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat, është bashkëpunëtor i Mjacaj në vrasje.

Prokuroria pritet t’i drejtohet gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë “Arrest në burg” dhe për të dënuarin përjetë Indrit Shaqja.

Sipas deklarimeve të vetë Indrit Shaqes pranë prokurorëve ai ka pranuar se është personi që ka njoftuar Arben Lleshin, se e kërkonte Sokol Mjacaj.

Në dosje hetimore ai ka rrëfyer gjithë dinamikën e krimit të rëndë.

Sipas versionit të tij polici i kollonës e ka thirrur dhe i ka thënë se e kërkonte Sokol Mjacaj. Vetë Shaqja pranoi përpara prokurorëve se ai kishte marrë dy oferta prej 200 mijë eurosh për të eliminuar me helmim Arben Lleshin, por që i kishte refuzuar për shkaka të miqësisë.

Por me sa duket hetimet e prokurisë kanë zbuluar përfshirjen e tij në vrasjen e bujshme.

Pjesa nga dosja mbi deklarimet e indrit Shaqes


“Indrit të kërkojnë tek zgara e kollonës së sektorit”
– ka deklaruar polici.

Në atë moment Indrit Shaqja ka dalë dhe është afruar për të parë se kush e kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjacaj, i cili i ka thënë se: “O indrit më njofto pak Ben Lleshin” të dalë në dritare tek zgara se kam për t’i thënë diçka.

Në atë moment Indrit Shaqja është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin dhe i ka thënë të shkonte në dritare se e donte Sokoli.

“Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qënë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshin që po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin. Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor. Ndërkohë Indriti e ndoqi me vrap. Kur ka dalë për në ajrim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin për të mos e ndjekur sepse nuk e dinin çfarë po ndodhte. Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Indrit Shaqja ka deklaruar gjithashtu se gjatë kohës që ka qënë në burg ka gjetur dy herë në sportelin e derës së dhomës dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit, me të njëjtën përmbajtje, se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ta kryesh për vrasjen e Arben Lleshit.

“Nëse je dakord na kthe përgjigje”, shkruhej në letër.

Ai ka deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilat deklaroi se ka dijeni gjithë burgu.

“Kam pasur mardhënie të mira në Fushë krujë ndërsa më pas i kam prishur për shkak se përbuzte fenë”, tha Shaqja.

Në vijim ai ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit ku e parlajmëronte se “për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT