29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Këngëtarja e njohur drejt altarit me djalin që i ka rrëmbyer zemrën

Këngëtarja Demi Lovato është fejuar me muzikantin Jutes pas një viti lidhjeje.

Jutes (emri i vërtetë i të cilit është Jordan Lutes) i propozoi Lovatos të shtunën në Los Angeles me një unazë të madhe fejese.

Pas propozimit, të cilin People e përshkroi si”personal dhe intim”, një burim i tha Page Six se Jutes e befasoi yllin e popit duke shkuar në Craig’ restorant në West Hollywood, Kaliforni, ku me ta u bashkuan familjarët dhe miqtë e tyre më të ngushtë.

Në postimin e saj në Instagram ajo ka shkruar:

“Jam pa fjalë. Mbrëmë ishte nata më e bukur e jetës sime dhe nuk mund ta besoj se do të martohem me dashurinë e jetës sime. Jam shumë e emocionuar të martohem me ty… çdo ditë që kaloj me ty ka qenë një ëndërr e realizuar dhe mezi pres të të dua dhe të adhuroj përgjithmonë. Për shëndetin tonë”, shkruan Lovato.

Jutes, 32 vjeç, gjithashtu postoi duke shkruar: ‘Dje i kërkova shoqes sime më të mirë të martohej me mua dhe ajo tha po. Nuk mund ta imagjinoj jetën time pa ty dhe faleminderit Zotit. Ndihem personi më me fat në botë. Jam shumë i dashuruar me ty.”

Çifti filloi lidhjen në gusht 2022, gati dy vjet pasi këngëtarja i dha fund fejesës së saj të parë me aktorin Max Erich.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...