17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Zbardhen detaje tronditëse nga dosja “Ura”: Si u çmontua rrjeti kriminal Shqipëri-Itali me bazë në Durrës dhe Puglia

Autoritetet italiane, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme SPAK në Shqipëri, kanë goditur një rrjet kriminal të strukturuar që operonte mes Durrësit dhe rajonit italian të Puglias, i përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës. Zbardhja e komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC, së bashku me dëshmitë e tre të penduarve të drejtësisë, çuan në identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve kyç të këtij grupi.

Vëllezërit nga Elbasani dhe lidhja me Orges Molla

Një prej episodeve të rëndësishme në dosjen voluminoze të SPAK lidhet me arrestimin e dy vëllezërve nga Elbasani, Marjo dhe Gasper Ndini, të cilët u kapën në 18 shkurt 2021 nga policia italiane në Bergamo, në flagrancë teksa transportonin drogë.

Nga hetimet ka rezultuar se dy vëllezërit furnizoheshin me lëndë narkotike nga Orges Molla, i konsideruar pjesë e strukturës kriminale, dhe nga një tjetër person ende i paidentifikuar, me pseudonimin “FXG13J” në Sky ECC.

Komunikimet e zbërthyera në Sky ECC

Në dosje pasqyrohen bisedat e Orges Mollës me personin me pseudonim “FXG13J”, menjëherë pas arrestimit të vëllezërve:

H11QJ2 (Orges Molla): o shpirot mjes
FXG13J: Tu mush teli
H11QJ2: he me lal ca u bo… po lal hajde pim kafe ke shpia ime poshtë… përballë tatimeve jam
FXG13J: ja se po vi… i kanë kap
H11QJ2: mosss
FXG13J: ja dalin gazetat sot
H11QJ2: pfff
FXG13J: Dy vëllezër dhe pakot

Dy ditë më pas, më 20 shkurt, FXG13J i dërgon Mollës një fotografi nga media italiane, ku raportohej për arrestimin dhe sekuestrimin e drogës. Reagimi i Mollës ishte i ashpër:

H11QJ2: Vdekshin ishalla motërq*mat

Vijojnë hetimet për identifikimin e personit “FXG13J”

Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin e plotë të personit me pseudonim FXG13J, ndërsa grupi në fjalë dyshohet se kishte ndërtuar një rrjet të sofistikuar logjistik dhe shpërndarjeje mes Shqipërisë dhe Italisë, duke përdorur lidhje familjare dhe bashkëpunëtorë të besuar për të shmangur ndjekjen penale.

Operacioni “Ura” konsiderohet një nga goditjet më të forta të autoriteteve shqiptare dhe italiane ndaj trafikut të drogës në rajon, me dhjetëra të arrestuar dhe një sërë provash të siguruara nga komunikimet e enkriptuara në Sky ECC.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...