7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 56-vjeçarit shqiptar në Greqi, baba i 1 femije të mitur

Thimi Droboniku, alias Thimi Prifti, 56-vjeçar nga Shqipëria, i njohur për jetesën e tij paqësore dhe lidhjet me bashkatdhetarët, u vra në banesën e tij në Palaio Faliro. Detajet tregojnë për një ngjarje tronditëse në lagjen ku jetonte prej 20 vitesh, duke shokuar komunitetin.

Madje, shumë herë në lagje kanë bërë përshtypje makinat luksoze që drejtoheshin nga bashkatdhetarët e Thimi Drobonikut. Viktima, i njohur edhe si Thimi Prifti për autoritetet, është identifikuar menjëherë nga Policia kur u njoftua për sulmin vrasës ndaj tij. Sipas informacioneve, 56-vjeçari ka precedentë penalë në Greqi. Konkretisht në maj të vitit 2023 akuzohej se kishte trafikuar 700 gramë kokainë me dy bashkëpunëtorët e tij grekë, të cilët përveç rasteve të drogës, kanë qenë edhe të akuzuar për krime të tjera. Gjithashtu, në vitin 2004, 56-vjeçari akuzohej për trafikim të 1 kg heroinë. Para disa vitesh ai ka qenë bashkëpronar në një kafene, ndërsa së fundmi nuk punonte.

Më datë 25 maj, në kuadër të një operacioni madhor të Agjencisë së Drogës në zona të ndryshme të Athinës, u arrestuan 4 persona si anëtarë të një organizate kriminale që vepronte në posedimin dhe tregtimin e kokainës dhe produkteve kontrabandë të duhanit në zonën e gjerë të Athinës.

Konkretisht u arrestuan 3 shtetas të moshës 51, 55 dhe 63 vjeç dhe 56-vjeçari shqiptar.
Sipas Policisë, grupi ka pasur një veprim të dyfishtë. Ai trafikonte sasi kokaine dhe në të njëjtën kohë magazinonte, standardizonte dhe kontrabandonte produkte duhani në zona të ndryshme të Athinës.
Sipas Policisë, anëtarët drejtues të grupit ishin 55-vjeçari grek dhe 56-vjeçari shqiptar, të cilët ishin përgjegjës për gjetjen dhe furnizimin e drogës dhe produkteve të duhanit, si dhe gjetjen e klientëve me bashkëpunëtorët e tyre të drejtpërdrejtë.
51-vjeçari akuzohej për ruajtje dhe trafikim të mëtejshëm të lëndëve narkotike dhe produkteve të duhanit, ndërsa 63-vjeçari për ruajtje të produkteve të duhanit.
Po atë ditë policia kishte bërë kontrolle edhe në banesat e të arrestuarve. Një kontroll është kryer edhe në shtëpinë e 56-vjeçarit në Paleo Faliro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...