8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Zbardhet pas 11 vitesh vjedhja në Fier, arrestohet 46-vjeçari

Në Fier, gjatë operacionit “Gjurmët” u vu në pranga shtetasi Zheni (Shkëlzen) Deliu, i cili në vitin 2012 vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri, rreth 60 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit, në fshatin Portëz.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmët”, për zbardhjen e një vjedhjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2012, në fshatin Portëz.

Vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, një shumë parash në një subjekt për shitje të gazit, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.

Si rezultat i një pune të vazhdueshme hetimore të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës, të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmët”, për një rast vjedhjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2012, në fshatin Portëz, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i këtij rasti, si dhe kapja dhe ndalimi i një prej autorëve të tij, konkretisht shtetasit Zh. (Sh.) D., 46 vjeç, banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar ndaj 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se në vitin 2012, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhi rreth 60 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit, në fshatin Portëz.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...