10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Zbulohen detaje të reja mbi ndarjen e Pep Guardiolës pas 30 vitesh martesë

Lidhja mes trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, dhe bashkëshortes së tij, Cristina Serra, ka ardhur drejt fundit pas më shumë se 30 vitesh së bashku dhe tre fëmijëve.

Sipas gazetarëve Laura Fa dhe Lorena Vazquez, çifti kishte filluar të jetonte i ndarë që nga viti 2019, por ndarja zyrtare ndodhi në fund të vitit 2024. Shkaku kryesor mendohet të jetë rinovimi i kontratës së Guardiolës me Manchester City deri në vitin 2027, një vendim që duket se thelloi distancën mes tyre.

Cristina Serra vendosi të largohej nga Anglia dhe të zhvendosej në Barcelonë për t’u fokusuar në biznesin e saj të modës luksoze, “Serra Claret”. Gjatë muajve të fundit të 2024-ës, Guardiola udhëtoi në Barcelonë për të diskutuar me të rreth së ardhmes, dhe sipas dëshmitarëve, një nga takimet e tyre në restorantin e preferuar të trajnerit, “Bodega Sepulveda”, u shoqërua me tension dhe diskutime me ton të lartë.

Sipas burimeve nga gazeta britanike The Sun, familja e Guardiolës kishte nisur të planifikonte një jetë të re në Emiratet e Bashkuara Arabe, por trajneri katalanas vendosi të vijojë karrierën e tij në Angli. Ky vendim thuhet se ishte pika e fundit që çoi në ndarje.

Nëse Guardiola përfundon kontratën e tij me Manchester City, ai do të bëhet një nga trajnerët më jetëgjatë në historinë e klubit, duke kompletuar një dekadë në stolin e “Citizens”. Ndërkohë, Cristina Serra do të vazhdojë jetën e saj në Barcelonë, larg reflektorëve të futbollit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...