34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Kina përshëndet armëpushimin në Gaza dhe bën thirrje për paqe të qëndrueshme

Kina ka mirëpritur hyrjen në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, duke theksuar nevojën për një zbatim të plotë dhe të vazhdueshëm të saj.

“Kina mirëpret hyrjen në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës. Shpresojmë se marrëveshja do të zbatohet plotësisht dhe do të arrihet një armëpushim gjithëpërfshirës dhe i përhershëm,” deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, gjatë një konference për shtyp.

Ajo shtoi se Pekini do të vijojë të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme, duke theksuar se një zgjidhje e drejtë dhe afatgjatë është thelbësore për t’i dhënë fund konfliktit.

Kina ka qenë historikisht mbështetëse e kauzës palestineze dhe e një zgjidhjeje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Ajo është pozicionuar si një aktor më neutral krahasuar me Shtetet e Bashkuara, duke bërë thirrje të përsëritura që Izraeli të ndalojë atë që e cilëson si një “katastrofë humanitare” në Gaza.

Përmes diplomacisë aktive, Kina synon të luajë një rol më të madh në përpjekjet ndërkombëtare për paqe, duke kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për krizën në Lindjen e Mesme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...