12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Zbulohen detaje të reja mbi trupin e pajetë në Kolonjë – ADN-ja, çelësi i identifikimit

Misteri rreth trupit të dekompozuar të gjetur pak ditë më parë në një fushë në Kolonjë vijon të thellohet, ndërsa autoritetet njoftojnë se kufoma do të dërgohet në Tiranë për ekspertizë mjeko-ligjore dhe analizë të ADN-së.

Sipas burimeve zyrtare, pritet që përmes ekspertizës antropologjike të përcaktohet mosha, gjinia dhe koha e saktë e vdekjes së viktimës, e cila mbetet ende e paidentifikuar. Trupi nuk mbante shenja dhune, çka ka bërë që policia të hedhë poshtë pistën e një vrasjeje, duke orientuar hetimin drejt një vdekjeje natyrale. Megjithatë, hetimet mbeten të hapura deri në konkluzionet përfundimtare.

Ajo që shton edhe më tej misterin është fakti se deri më tani nuk është paraqitur asnjë denoncim për person të zhdukur në zonë, duke e bërë identifikimin edhe më të vështirë.

Trupi u zbulua rastësisht nga një banor i zonës, i cili gjatë korrjes së grurit me autokombanjë, vuri re trupin e pajetë dhe njoftoi menjëherë autoritetet. Ndërkohë, ekspertët e kriminalistikës kanë kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe kanë marrë mostra për analizat laboratorike.

Policia e Korçës vijon hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërsa ADN-ja pritet të jetë çelësi për zbardhjen e identitetit të viktimës dhe rrethanave të vdekjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...