Policia ka publikuar foto të autorit që dje plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin turk në Sauk, ndërsa i plagosuri nuk ka dhënë ende informacion për hetuesit.
Ngjarja ndodhi teksa autori dhe viktima ndodheshin në tavolina të ndara, në kate të ndryshme. Pas darkës në katin e parë, autori u ngjit në kat të dytë dhe qëlloi drejt të plagosurit, duke e lënduar në shpatull. Menjëherë pas aktit kriminal, ai u arratis.
Policia ka siguruar materiale gjenetike dhe po punon për të krijuar një identikit të plotë të autorit. Për identifikimin dhe hetimin po bashkëpunohet edhe me autoritetet turke për të sqaruar lidhjet e mundshme të sulmit dhe shkaqet, duke mos përjashtuar mundësinë e një hakmarrjeje.





