10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë dhe djegur në Greqi – viktima dyshohet të jetë 27-vjeçari nga Tepelena

Policia greke dyshon se trupi i gjetur i djegur në Skourta të Viotias i përket Sulo Astrit Halilit, 27 vjeç, me origjinë nga Beçishti i Tepelenës, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej 4 nëntorit.

I riu jetonte në Halkida, ndërsa makina e tij u gjet e braktisur në zonën e Vilias, pranë Athinës, pak ditë pas zhdukjes.

Sipas raportit paraprak të autopsisë, viktima ishte qëlluar me armë zjarri dhe më pas djegur, ndërsa në momentin e gjetjes kishte ende prangat në duar – detaj që forcon dyshimet për një vrasje të mirëorganizuar.

Autoritetet greke po presin rezultatet e ADN-së për të konfirmuar zyrtarisht identitetin e trupit, ndërsa hetimet janë përqendruar në pistën e hakmarrjes ose të një konflikti kriminal.

Burime pranë policisë lokale thanë se po verifikohen kontaktet dhe lëvizjet e fundit të Halilit, si dhe rreth shoqëror i tij në Greqi, ku ai punonte prej disa vitesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...