10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Zbulohet ngjarja në Pogradec, 42-vjeçari u rrah për vdekje, dyshohet për vrasje me dashje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 42-vjeçar, Egli Proga, humbi jetën më 10 gusht. Fillimisht u raportua se Proga kishte ndërruar jetë si pasojë e një rënieje në rrugë në gjendje të dehur. Megjithatë, burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se ai është rrahur për vdekje dhe ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Pogradecit.

Autori i dyshuar i ngjarjes është 29-vjeçari Denis Meçi, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes një ditë më parë, por është arrestuar më vonë nga blutë e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ku të dy personat e përfshirë ishin në gjendje të alkoolit dhe janë konfliktuar fizikisht jashtë një lokali. Pas dhunës, Proga është futur në ambientet e brendshme të lokalit për disa minuta dhe më pas ka dalë jashtë, ku ka rënë në rrugë pa ndjenja. Edhe pse u transportua në spital, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërrroi jetë.

Pas sherrit, Denis Meçi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar sot. Bashkë me të janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, që dyshohet se kanë penguar zbulimin e krimit dhe nuk kanë kallëzuar ngjarjen. Ata përballen me akuzat për “Moskallzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Denis Meçi akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...

Tragjedi në Maltë: Vajza 13-vjeçare mbytet në det gjatë pushimeve me familjen

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën, ku një vajzë 13-vjeçare humbi jetën në det gjatë pushimeve me familjen e saj. Trupi i pajetë i...