30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Të shtëna me armë në Kurbin, pa të lënduar

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Kurbin, afër fshatit Bushnesh. Burime për Shqiptarja.com konfirmojnë se ka pasur një incident ku është qëlluar me armë drejt një makine në ecje. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar nga ky rast.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të 11 gushtit, dhe mjeti në fjalë ishte i drejtuar nga një shtetase e huaj, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur. Sipas informacioneve të para, drejtuesja e mjetit dhe disa persona të tjerë janë shoqëruar në Komisariatin e Laçit për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, dhe nuk është e qartë nëse kishte persona të tjerë në makinë dhe cilat janë shkaqet e mundshme të incidentit. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...