15.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Zbulohet shkaku i zjarrit masiv në Tregun e rrobave të përdorura në Shkodër

Policia ka zbardhur shkakun e zjarrit masiv që përfshiu tregun e rrobave të përdorura më 14 qershor 2024 në lagjen Qafëhardhi, Shkodër. Në një njoftim zyrtar, policia njoftoi se hetimet tregojnë se zjarri u shkaktua nga dy të mitur 9-vjeçarë që po luanin pranë tregut. Tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të rikthyer tregun dhe për të dalë nga situata.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura, ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale. Hetimet rezultuan se dy të mitur 9-vjeçarë, që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin.

Tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të rikthyer tregun dhe për të dalë nga kjo situatë. Një tregtare deklaroi: “Kemi 22 vite që tregtojmë këtu.” Një tjetër tha: “Na është djegur i gjithë malli që kishim aty, çdo gjë është shkrumbuar.” Një tjetër tregtar apeloi: “Shteti të na ndihmojë. Të gjitha taksat i kemi paguar, kemi hedhur miliona këtu. Shyqyr që kemi shpëtuar vetë, por shteti të mendojë sepse e kemi bukën e gojës. Një ditë pa punë, një ditë pa bukë. Jemi nga shtresë e lodhur, e kemi me djersë dhe me gjak. Vini dorën në zemër për këto familje që janë në hall sot. Jam e shokuar.”

Sipas shefit të repartit të zjarrfikësve Shkodër, Bashkim Ramaj, zjarri që përshiu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër është më i madhi në 20 vite. Kryebashkiaku Benet Beci njoftoi se për shuarjen e flakëve u mobilizuan 21 mjete zjarrfikëse nga Shkodra, Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari. Në terren zbarkuan 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH-së, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër dhe 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT