10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Zbulohet spiuni në Aleksandropol: “Nuk e bëj për para, por për Nënën Rusi”

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja tronditëse mbi arrestimin e një shtetasi 59-vjeçar nga Gjeorgjia, i cili akuzohet për spiunazh në favor të Rusisë. Ai u prangos disa ditë më parë në qytetin e Aleksandropolit, pas një operacioni të koordinuar mes Shërbimit Sekret të Greqisë dhe Policisë.

Sipas hetimeve në vazhdim, 59-vjeçari kishte marrë udhëzime të qarta nga një agjent rus me origjinë nga Europa Lindore, i cili e kishte rekrutuar me detyrën për të monitoruar dhe fotografuar instalimet ushtarake të NATO-s në rajon. Ai e udhëzonte në detaje sesi të shmangte zbulimin, duke i rekomanduar që të vishte rroba sportive dhe të paraqitej si një turist në ecje malore, për të mos ngritur dyshime.

“Vish rroba sportive, merr një shkop me vete dhe bëje të duket sikur je për hiking,” i kishte shkruar rekrutuesi, i cili ndërkohë rezulton të jetë arrestuar në Lituani pas një qëndrimi gjashtëmujor në Greqi.

Gjatë kontrollit në banesën dhe një depo të përdorur prej të dyshuarit, u sekuestruan pajisje elektronike dhe materiale të mbledhura rishtazi. Analizat e të dhënave nga celulari i tij zbuluan përmbajtje të ndjeshme që datojnë vetëm nga muaji i kaluar, duke konfirmuar aktivitetin e fundit të tij spiunazhi.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se rasti është zbuluar falë një informacioni të mbërritur pranë Shërbimit Sekret grek, që kishte vënë në shënjestër veprimtarinë e dyshimtë të 59-vjeçarit pranë bazës ushtarake të NATO-s në Aleksandropol.

I pyetur nga autoritetet greke, i arrestuari pranoi se ishte kontaktuar me premtimin për shpërblim financiar, por kishte refuzuar pagesën. “Unë nuk e bëj këtë për para. E bëj për Nënën Rusi. Kam shërbyer në ushtrinë sovjetike,” është shprehur ai gjatë marrjes në pyetje.

Ngjarja ka rikthyer në qendër të vëmendjes shqetësimet mbi aktivitetin e shtuar të shërbimeve të huaja të inteligjencës në Ballkan dhe Mesdheun Lindor, në një kohë tensioni gjeopolitik në rritje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...