21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Zbulohet teksti i marrëveshjes historike të Trump për paqen në Lindjen e Mesme: “Tolerancë, dinjitet dhe mundësi të barabarta për çdo person”

Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit e Lindjes së Mesme nënshkruan të hënën një marrëveshje historike armëpushimi për Gazën, një pyetje mbeti pezull: çfarë përmbante saktësisht dokumenti që u cilësua si “marrëveshja e shekullit”?

Një fotografi nga ceremonia e nënshkrimit zbulon pjesërisht përmbajtjen e dokumentit, ku Trump ngriti faqen e fundit përpara kamerave. Në gjysmën e sipërme të faqes, renditen angazhimet kryesore të palëve, të cilat theksojnë parimet e tolerancës, dinjitetit dhe mundësive të barabarta për çdo person.

Në një nga paragrafët kryesorë thuhet:

“Ne kërkojmë tolerancë, dinjitet dhe mundësi të barabarta për çdo person, duke siguruar që ky rajon të jetë një vend ku të gjithë mund të ndjekin aspiratat e tyre në paqe, siguri dhe prosperitet ekonomik, pavarësisht nga raca, besimi apo etnia.”

Në fund të dokumentit ndodhen nënshkrimet dhe titujt e udhëheqësve pjesëmarrës, përfshirë presidentin Trump, si dhe liderët e Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, të cilët shërbyen si ndërmjetës në arritjen e armëpushimit.

Marrëveshja, e cilësuar nga analistët si një moment kthese në historinë e konfliktit izraelito-palestinez, synon të ndalojë përplasjet dhe të hapë rrugën për negociata të qëndrueshme paqeje në rajonin më të trazuar të botës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...