13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Zelensky bisedë telefonike me kryeministrin Johnson: “Të punojmë së bashku për të parandaluar një krizë ushqimore”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se ka kryer një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, përgjatë së cilës kanë diskutuar për një sërë problematikash.

Në postimin e tij në Twitter, Zelensky thotë se të dy udhëheqësit diskutuan për forcimin e mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën, intensifikimin e punës për garancitë e sigurisë dhe furnizimin me karburant në Ukrainë.

Ndër të tjera Zelensky tha se “Ne duhet të punojmë së bashku për të parandaluar një krizë ushqimore dhe për të zhbllokuar portet e Ukrainës.”. Biseda e tyre vjen pasi Ukraina përballet me humbje në rritje në lindje, ndërsa Rusia kërkon të sigurojë një territor të mëtejshëm në rajonin e Donbasit, shkruan BBC.

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT