14.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Zelensky flet për 400 krime lufte ruse në Kherson,gjenden varre me kufoma civilësh dhe ushtarësh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se hetuesit kanë identifikuar më shumë se 400 krime lufte ruse dhe kanë gjetur trupa ushtarësh dhe civilësh në zonat e provincës Kherson të çliruara nga pushtimi rus.

“Hetuesit kanë dokumentuar tashmë më shumë se 400 krime lufte ruse. U gjetën trupa civilësh dhe ushtarësh”, tha Zelensky në një fjalim të filmuar të transmetuar këtë mbrëmje.
Ai shtoi se 226 vendbanime, me mbi 100 mijë banorë janë stabilizuar dhe ligji në këto zona është rivendosur.

Ushtarët rusë dhe mercenarët janë arrestuar.

Në të njëjtën kohë, ai tha se luftimet në provincën Donetsk në Ukrainën lindore vazhdojnë me intensitet të pandërprerë, pa asnjë reduktim të sulmeve ruse.

“Luftat në provincën Donetsk janë po aq intensive sa ishin ditët e mëparshme,” tha ai.

“Niveli i sulmeve ruse nuk është ulur. Dhe niveli ynë i qëndrueshmërisë dhe guximit është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...