34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Mbledhja mes dy qeverive/”Forca të errëta synojnë të fusin Ballkanin në Konflikte”, shprehet Kryeministri Maqedonas

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut , Dimitar Kovaçeski në mbledhjen e dy qeverive në Shkup tha se marrëveshjet dhe memorandumet që do të nënshkruhen sot do të rrisin bashkëpunimin mes dy shteteve. Sipas tij bashkëpunimet duhen shtrirë në të gjitha sferat, ndërsa u shpreh se forca të errat po tentojnë të fusin Ballkanin në konlikte.

“Kjo mbledhje thellon bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Forca të errëta synojnë të fusin Ballkanin në Konflikte”, tha ai.

Më tej ai shtoi se: “Bashkërisht mund të bëjmë më tepër prandaj për disa vite arritëm shumë më tepër se mund të mendonin. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë më të mira se sot. Jemi shembull si dy fqinjë mund të bashkëpunojnë dhe të tejkalojnë sfidat. Bashkëpunojmë si partner të barabartë. Më 19 Korrik të dy në emër të qytetarëve të vendit tonë kishim nderin të nisim negociatat për integrimin në Bashkimin Europian. Ju kolegë të respektuar nga Shqipëria treguat miqësi të vërtetë drejt anëtarësimit në NATO. Ne kemi qëllime të njëjta për anëtarësim në BE”. Tani i përmbushim të gjitha premtimet dhe kështu do të nisë edhe hapja e negociatave. Për ne identiteti dhe gjuha maqedonase dhe njohja e saj nga Europa do të ishte shumë e rëndësishme. Duam që ta ngremë gjuhën maqedonase në nivel me gjuhët e tjera europiane. Tani presim që deputetët të tregojnë përgjegjësi. Si i filluam bashkërisht negociatat i kanë mundësi të shkojnë deri në fund bashkë. Me anëtarësimin në BE do sigurojnë jetë cilësore. Sot RMV dallohet si model i suksesshëm për të ndërtuat ura me fqinjët, Europën dhe botën.

Me anëtarësimin në BE do sigurojmë jetë cilësore, të rinjtë të jetojnë këtu, jo në Europë por ne vendin lindjes. Ndërtojmë urat me fqinjët Evropën dhe botën. Si sy shtete fqinjë mund të ndihmojnë njëri tjetrin në zhvillimin ekonomik. Takimi i dytë në Shkup, avancojnë bashkëpunimi mes nesh në kohën e krizës globale, krizës ekonomike.

Sot do të firmosen memorandume në shumë fusha, atë që dua ta nënvizoj është një dëshmi për bashkëpunim tonë të mirë, për kthimin e ikonave të nxjerra në mënyrë të paligjshme nga vendi ynë”, tha Kovaçeski.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Ford i përgjigjet Trumpit për “Lake America”: “Shumë kohë pasi të jetë larguar, ai...

0
Përplasja verbale mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara për emrin e Liqenit Ontario ka marrë një tjetër kthesë, pasi kryeministri i Ontarios, Doug Ford,...

Kërcënim serioz ndaj jetës, Yair Netanyahu kthehet me urgjencë në Izrael nga SHBA

0
Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer me urgjencë në Izrael nga Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet identifikuan një...

Kurti: “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva”,...

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat që...