11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zelensky: “Fola sërish me Donald Trump, një bisedë shumë produktive për mbrojtjen e Ukrainës”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka zhvilluar për herë të dytë brenda dy ditësh një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si “shumë produktive”.

Përmes një postimi në rrjetin X, Zelensky tha se diskutimi u përqendrua te forcimi i mbrojtjes së Ukrainës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore dhe aftësive me rreze të gjatë veprimi.

“Sapo fola me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, për herë të dytë brenda dy ditësh, dhe sot ishte përsëri një bisedë shumë produktive.
Dje, ramë dakord për një temë specifike për sot dhe shqyrtuam të gjitha aspektet e situatës,” shkroi Zelensky.

Ai shtoi se Trump është i informuar mirë për zhvillimet në terren dhe se të dy palët janë dakorduar të vazhdojnë dialogun për koordinimin e mëtejshëm mes ekipeve të tyre.

“Mbrojtja e jetës në vendin tonë, forcimi i saj në aspektin e mbrojtjes ajrore dhe të qëndrueshmërisë, ishin në qendër të bisedës. Ramë dakord të vazhdojmë komunikimin dhe ekipet po përgatiten. Faleminderit,” përfundoi Zelensky.

Ky është komunikimi i dytë i konfirmuar publikisht mes dy liderëve në më pak se 48 orë, në një moment të ndjeshëm për Ukrainën, që kërkon mbështetje të re ndërkombëtare përballë agresionit rus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...