10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Zëri i Amerikës: Ahmetaj u largua nga Shqipëria pak orë para se SPAK të kërkonte arrestimin

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga parlamenti autorizimin për arrestimin e tij, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria. Njëri prej avokatëve të tij, Henrik Ligori, mësohet të ketë pohuar se zoti Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Zëri i Amerikës, ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se ai është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin.

Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas zoti Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

Të njëjtën hipotezë e ka shfaqur dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gamend Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, kur ka pyetur për këtë, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, por pa marrë një përgjigje prej tij. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë të gjitha gjasat janë që largimi i tij të jetë përfundimtar, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, është zhvilluar me dyer të mbyllura, në respekt të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për ruajtjen e sekretit hetimor. Pas katër orësh debate, mbledhja është mbyllur për të vijuar nesër, duke qenë se avokatët kërkuan kohë për t’u përgatiur pasi materiali i Prokurorisë është voluminoz.

Këshilli do të duhet të hartojë një raport në bazë të së cilit do të vendosë nëse do i hapë rrugën ose jo arrestimit. Socialistët nuk kanë patur asnjë reagim zyrtar për kërkesën e Prokurorisë, ndonëse bëhet fjalë për një emër i cili deri një vit më parë, shihej si një ndër figurat kyçe të qeverisë, por dhe të Partisë socialiste. Por në raste të ngjashme ata i janë përmbajtur pozicionit se nuk bëhen mburojë politike për askënd që duhet të ballafaqohet me drejtësinë, pavarësisht se në këtë rast, duket se zoti Ahmetaj ka zgjedhur një tjetë rrugë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...