6.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku në kremtimin e 111-vjetorit të Postës Shqiptare

Ditën e sotme, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marre pjesë në një ekspozitë që u organizua në kuadër të kremtimit të 111-vjetorit të krijimit të Postës Shqiptare. Kjo ngjarje ka ndodhur në prani të i Dërguarit të Shteteve të Bashkuara nga SHBA, David Wisner.

Në fjalën e saj, Zëvendës Kryeministrja Balluku ka theksuar rëndësinë e institucionit të postës dhe Filatelisë, duke shprehur krenari për historinë e pasur të Postës Shqiptare. Ajo ka bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve të vizitojnë ekspozitën, e cila përfshin pulla postare dhe objekte historike të lidhura me historinë e Postës Shqiptare.

“I dashur David me siguri jemi në 200 vjetorin, sepse me teknologjinë dhe nano teknologjinë edhe jeta do të shtyhet shumë gjatë. Dhe Posta Shqiptare kremton 111-vjetorin e krijimit të saj si institucioni i dytë për sa i përket kohës dhe vjetërsisë pas Forcave të Armatosura. Sigurisht në qeverinë e Ismail Qemalit në nderin e këtij institucioni dhe Ardit uroj që ky të jetë një motivim për të gjithë ju që punoni në Postën Shqiptare dhe që keni një sfidë shumë të madhe. Do ndalesha vetëm një moment tek çfarë zoti Wisner tha. Për ne, por jo për fëmijët tanë marrja e një letre ka qenë një gëzim i jashtëzakonshëm. Dhe po i tregoja se çfarë bënim ne dikur në Shqipëri. Merrnim një libër dhe fillonim dhe i vendosnim pulla brenda atij libri dhe kur gjenim kohë me shokët e klasës mburreshim se kush kishte pullën më interesante. Dhe e di kush ka qenë pulla më interesante: ka qenë një pullë që vinte nga jashtë sepse për ne ishte e vështirë të kishe pulla që vinin nga jashtë. Kishte disa familje shumë pak që i lejohej ndonjë letër apo pako postare që i vinte nga jashtë kufijve. Sot kur kufijtë nuk ekzistojnë më, kur një botë digjitale është bërë pjesë e jetës tonë. Sot kur fëmijët tanë nuk e kuptojnë se çdo të thotë një letër e shkruar, filatelia mbetet një nga institucionet më të rëndësishme shqiptare pjesë e postës shqiptare. Unë njoh shumë filatelist, të cilët me një pasion të jashtëzakonshëm kanë gërmuar në historinë e Postës Shqiptare dhe kanë gjetur gjithë ato pulla që një pjesë e tyre edhe është rikuperuar nga vetë ju dhe sot është pjesë e kësaj ekspozite. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe gjithë vizitorëve dhe turistëve që qyteti i Tiranës mikpret që të vijnë ta shikojnë këtë ekspozitë në këtë ambient të vogël por që mbart vlera të jashtëzakonshme dhe të shikoni se si Filatelia shqiptare është krijuar që nga viti i parë i krijimit nga 1913 kur ka qenë emetimi i parë, vetëm 5 muaj nga krijimi i shtetit shqiptar dhe të shikojnë se si ka ecur së bashku me historinë tonë”, tha Balluku.
Do të kemi një projekt të ri që ngjan pak futurist. Ashtu siç u komentuan satelitët, që sot funksionojnë më së miri dhe na japin të dhëna të jashtëzakonshme për sa i përket proceseve të ndryshme administrative që ne kemi. Dhe bëhet fjalë për transportin me dron, i cili do të marrë nga qendrat e ndryshme kudo në Shqipëri pakot postare. Do të marrë pakot postare për t’i transportuar kudo në Shqipëri. E gjitha kjo do të na japë një eficiencë në kohë, eficiencë financiare dhe mbi të gjitha edhe ulje të emetimeve të karbonit, që është edhe kjo një nga synimet e Republikës së Shqipërisë, për shkak të gjitha angazhimeve që ne kemi marrë për axhendën e gjelbër Europiane dhe atë ndërkombëtare, që sa më pak mjete transporti të përdoren dhe sa më shumë të përdoret inovacioni, siç është rasti i dronëve ne do të arrijmë targetet tona”, u shpreh zëvëndës kryeministrja Belinda Balluku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT