10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Zgjedhin kafshët shtëpiake në vend të fëmijëve/ Papa Françesku: “Sot shohim një formë egoizmi, një fenomen i degradimit kulturor”

Papa Françesku ka thënë se njerëzit që zgjedhin të kenë kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve, kanë sjellje egoiste. Komentet e Papës erdhën teksa ai po diskutonte për prindërimin gjatë një auditori të përgjithshëm në Vatikan.

“Sot… ne shohim një formë egoizmi. Ne shohim që disa njerëz nuk duan të kenë fëmijë. Ndonjëherë ata bëjnë një dhe kaq, por kanë qen dhe mace që zënë vendin e fëmijëve. Kjo mund t’i bëjë njerëzit të qeshin, por është një realitet. Praktika është një mohim i atësisë dhe amësisë dhe na pakëson, na heq njerëzimin.” –tha Papa.

Papa Françesku tha se njerëzit që nuk janë në gjendje të kenë fëmijë për arsye biologjike duhet të mendojnë për birësimin, duke u bërë thirrje njerëzve të mos kenë frikë në fillimin e prindërimit. Ai foli gjithashtu për një “dimër demografik” – ndoshta duke iu referuar vendeve me lindje në rënie – ku sipas Papës “ne shohim se njerëzit nuk duan të kenë fëmijë, ose vetëm një dhe jo më shumë”.

Nuk është hera e parë që Papa Françesku vë në shënjestër njerëzit që zgjedhin kafshët shtëpiake në vend të fëmijëve. Në vitin 2014, ai tha se të kesh kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve ishte “një fenomen tjetër i degradimit kulturor”.

Papa 85-vjeçar është fotografuar në të kaluarën duke përkëdhelur kafshë, duke filluar nga qentë tek panterat, por ai nuk mendohet të ketë një kafshë shtëpiake.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...