5.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Zgjedhja e presidentit të ri/ Balla: “Të gatshëm të mirëpresim kandidaura nga opozita, çdo propozim ta marrim me shumë seriozitet”

Nga Fierit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur për negociatat me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai theksoi se deri nesër në orën 16:00 opozita ka kohë që të depozitojë zyrtarisht në Kuvend emrin e kandidatit, apo kandidatëve.

“Ne jemi te gatshëm të mirëpresim kandidaura që vijnë nga opozita. Deri më sot nuk kemi marrë asnjë propozim zyrtar nga opozita. Në rast se këto propozime na vijnë ne do të themi opinionin tonë për kandidaturar. Por për të shkuar më pas në seancë dhe deri nesër ora 16:00 koha është, që kandidatura të depozitohet zyrtarisht, pastaj Kuvendi të shprehet me votë, duhen firmat e mbështetësve të deputetëve, Kushtetuta thotë 20. Në rast se paraprakisht duan një vlerësim tonin janë të mirëpritur t’i nisin. Të gjejnë mënyrën, me një shkresë si të duan ata. Ne i garantojmë që çdo propozim të tyre do ta marrim me shumë seriozitet e do ta vlerësojmë dhe do të themi, po kjo kandidaturë nuk përmbush pritshmëritë e shqiptarëve në vlerësimin tonë se mund ta bëjë detyrën që përfaqëson presidenti i Republikës. Presidenti i Republikës përfaqëson sipas neneve kushtetuese unitetin e popullit dhe duhet të jetë i ndarë nga partitë politike. Prandaj PS ka thënë prej ditës se parë nuk duam një president të Partisë Socialiste, por të të gjithë shqiptarëve. Dhe pastaj dhe PD e gjithë të tjerët nuk mund të kërkojnë një president të tyrin, siç kemi bëre debat me zotin Alibeaj, as i yni as i juaji. Hajde ta zgjidhim së bashku dhe ju e dini që grupi parlamentar i PS do t’i qëndrojnë asaj që ranë dakord.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet 30-vjeçari në Sarandë për shitje të kanabisit, sekuestrohen lëndë narkotike dhe automjeti

0
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, teksa dyshohet se shiste kanabis të ndarë në doza gati për shitje. Operacioni u organizua dhe...

Presidenti Vuçiç nënshkruan “Ligjet e Mrdiçit”, opozita alarmon për kontroll mbi gjyqësorin dhe pengesë...

0
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një seri ligjesh të propozuara nga deputeti i SNS-së, Ugljesha Mrdiç, të njohura si “Ligjet e Mrdiçit”,...

Tre arrestime dhe 4 në hetim në Tiranë për kontrabandë të veshjeve të luksit

0
Tre persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë vënë nën hetim në Tiranë, të akuzuar për kontrabandë të veshjeve të luksit nga Kina...

Amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, përfitojnë edhe gra dhe të...

0
Mbi 10 mijë persona pritet të përfitojnë nga amnistia e ardhshme penale në Shqipëri, sipas shifrave paraprake të Ministrisë së Drejtësisë. Nga ta, mbi...

Këshilli i Europës alarmohet nga numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri

0
Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri ka shqetësuar Këshillin e Europës, duke nxitur vlerësime kritike për përdorimin e masës së paraburgimit. Kryeministri...