19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Zgjedhjet e 11 Majit në Tiranë: Aleatët e PD-së sigurojnë më shumë deputetë se vetë demokratët

Në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, Partia Demokratike për herë të katërt radhazi përfshiu në listat e saj kryetarët e partive aleate që pranuan koalicionin parazgjedhor. Forcat politike si Partia e Lirisë, Partia Republikane, PDIU, PBDNJ dhe PAA u integruan në listat e PD-së, duke garantuar përfaqësim në parlament.

Megjithatë, një analizë e rezultateve në qarkun e Tiranës tregon se disa nga këta aleatë kanë përfituar më shumë vende deputetësh sesa vetë PD-ja në koalicionin e djathtë.

Partia e Lirisë ka siguruar dy vende të sigurta në listën e Tiranës, ndërsa kryetari i saj, Ilir Meta, me mbi 7,000 vota të marra deri tani, ka ndikuar direkt në këtë sukses, edhe pse numërimi i plotë i kutive dhe zarfeve të diasporës vijon.

Ndërsa te PDIU, Mesila Doda u përfshi në listën e sigurt të demokratëve, kryetari Shpëtim Idrizi siguroi 1,786 vota në listën e hapur, duke kontribuar në sigurimin e një vendi tjetër deputeti.

Nga ana tjetër, disa kandidatë me mbështetje të konsiderueshme nga demokratët mbetën jashtë parlamentit, pavarësisht mijëra votave të marra. Ndër ta janë Ilir Alimehmeti me mbi 16,000 vota, Asllan Dogjani me 6,437 vota, Myslim Murrizi me 5,628 vota dhe Grigels Muçollari me 4,724 vota.

Kjo situatë evidenton rolin kyç të partive aleate në forcimin e pozicionit të koalicionit të djathtë në Tiranë, por nënvizon gjithashtu sfidat e kandidatëve brenda vetë listave të PD-së për të siguruar një vend në parlament.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...