10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: “Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Edi Ramës”

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli për zgjedhjet e 14 majit, koalicionin me PL-së dhe çështjen “McGonigal”.

Berisha paralajmëroi zhvillime të reja brenda koalicionit me PL-në, duke thënë se Partia e Lirisë do të mbështesë kandidatët e përbashkët.

Fjala e Berishës:

Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD. PD hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit, Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera të reja dhe do komunikohen nesër zhvillimet e reja të këtij koalicioni. Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Edi Ramës. Edi Rama është i tmerruar nga këto zgjedhje. Ai urdhëroi gjykatës të pamoral, pa ndërgjegje profesionale dhe njerëzore, të shkelmojnë ligjet. Ai, me pengjet e tij, po degradon çdo institucion të këtij shteti.

Dy gjëra dua t’u them: Njohja e Alibashës me autorizimin e një të dorëhequri, ekziston në një formë të ngjashme vetëm te Shpirtrat e Vdekur të Çiçikovit. Si episod! Nuk ka në historinë e btoës një autorizim të vlefshëm. Këto janë testamente të njerëzve pa moral, të pengjeve që shfrytëzohen në mënyrën më të turpshme.

Së dyti, nuk ekziston në asnjë ligj dhe Kushtetutë, që zyrtari që jep dorëheqjen, duhet të regjistrojë dorëheqjen në gjykatë. Këtu tejkalohet. Askush asnjëherë në këtë vend nuk ka vënë kurrë në dyshim deklaratën e dorëheqjes. Siç bën Edi Rama me Lulzim Bashën.

Këto vijnë nga tmerri që ai ka nga vota e lirë. Ai e ndjen se është i humbur, ai e ndjen se ka shpërthyer një urrejtje popullore ndaj tij, që nuk ka të krahasuar, përveç urrejtjes ndaj Enver Hoxhës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton ndezin spekulimet për lidhje pas reagimeve në Instagram

0
Thashethemet për një lidhje mes Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po marrin vëmendje të madhe, ndërsa dyshja duket se po “ushqen” spekulimet me veprimet...

Kuvendi miraton projekt-rezolutën për Iranin, opozita bojkoton votimin

0
Në seancën parlamentare të sotme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit si shtet terrorist. Votimi u zhvillua me pjesëmarrjen kryesore të...

“Dosjet në rrezik”, Kushtetuesja vendos për provat që implikojnë Ballukun, Becin dhe Berberin

0
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pritet të marrë një vendim kyç që mund të ndikojë drejtpërdrejt në fatin e disa prej dosjeve më të bujshme...

Dosja “Durim Bami” kalon për gjykim, të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

0
Pak javë pas ekstradimit nga Dubai, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Durim Bami...

“Të shpallen organizata terroriste”, Balla: Rezoluta kundër Gardës Revolucionare dhe Hezbollahut

0
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për projekt-rezolutën e propozuar në Kuvend, e cila i kërkon qeverisë të shqyrtojë...