22.9 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Asociacioni i komunave shqiptare/ Berisha: “Marrëzi nuk mund të jetë kurrë e drejta e qytetarëve”

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli për asociacionin e komunave shqiptare.

Në fjalën e tij, ai e quajti kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç si ‘ultranacionalist i verbër që  nuk lejon asociacionin e komunave shqiptare’.

Sakaq tha se ‘autokrati serbomadh’, referuar Vuçiçit, po çregjistron qytetarët nga Gjendja Civile.

“Vuçiç është një ultranacionalist i verbër serb, që nuk respekton asnjë parim të Kushtetutës së vendit të tij, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në një deklaratë të papërgjegjshme, kërkesës së shqiptarëve në Serbi, për një asociacion të komunave shqiptare, iu është përgjigjur me një deklaratë që do ta kishte lakmi edhe Gebëlsi po të ishte gjallë. Ai, të drejtën e qytetarëve të lirë kudo në Europë, për të pasur në përputhje me Kushtetutën e vendit të tyre, e quajti marrëzi. Marrëzi nuk mund të jetë kurrë e drejta e qytetarëve për asociacion. Nuk mund të pretendosh kurrë për një standard për bashkëkombasit e tu, të cilin nuk ua njeh qytetarëve të etnive të tjera. Të gjithë pakicat mund të kenë shoqatat e tyre në përputhje me Kushtetutën, por Vuçiç e quan marrëzi këtë sepse përdor metodat më të dënueshme spastrimit në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Përdor metodat e çregjistrimit të detyruar, sa herë që postieri u troket në derë dhe nuk gjen njeri për të marrë lekët, paçka se i zoti i shtëpisë u vjen në dyqan duke bërë pazare. I çregjistron nga Gjendja Civile në mënyrën më absurde. Por regjistri më i fundit dëshmoi se në këto komuna u regjistruan 130 mijë. Po të mos kishte manipuluar në mënyrë të paskrupullt dhe po të mos kishte ndjekur politika të qarta të spastrimit etnik të shqiptarëve, ky numër sot do të shkonte 170 deri në 200 mijë”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...