8.5 C
Tiranë
Saturday, April 11, 2026
spot_img

“Zgjedhjet i bleu Rama, ka hedhur qindra milionë euro për blerjen e votës!”, Berisha nuk pranon disfatën

Në një deklaratë për mediat Berisha tha se zgjedhjet janë blerë nga Edi Rama, që sipas tij ka hedhur qindra milionë euro në fushatë elektorale për të blerë vota. Kulmi i shpërndarjes së euros sipas Berishës ka qenë në Shkodër. Përveç këtyre pretendimeve, ai thotë se edhe rritja e pagave apo bonusi i pensionistëve është bërë me qëllim për të ndikuar tek vota.
Edi Rama pasi shpalli një kinezëri në kuadrin ligjor, u vërsul me të gjitha pushtet e narkoshtetit të rrëmbente votën e shqiptarëve me qëllim për të blerë haptazi apo influencuar votën në dhunim të kodit elektoral, qeveria si kurrë ndonjëherë më parë shpërbleu në mes të fushatës elektorale 670 mijë pensioniste me bonus 5 mijë lekë e barabartë kjo me shumë 33 mln euro. Me qëllim blerjen haptazi pasi ndikimin e votës qeveria si kurrë më parë rriti rrogat në mes të fushatës elektorale për afro 200 mijë punonjës me qëllim ndikimin ose blerjen e votës 13 mijë qytetarë u futën në skemën e pensioneve pa kontribute shoqërore. Mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan si punonjës të përkohshëm. Vetëm në Peshkopi 400mln lekë për individë me aftësi ndryshe. Fondi i ndihmës ekonomike dhe pagesat për ndihmat ekonomike u rriten me 900 mln lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitet të kaluar. Përfituan para shtesë 850 mijë qytetarë me të drejtë vote me qëllim për ndikuar ose blerë haptazi votat e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë – Digjen koshat e rinj të mbeturinave pak orë pas vendosjes në Transballkanike

0
Një situatë shqetësuese është regjistruar në Vlorë, ku vetëm pak orë pas vendosjes, disa koshave të rinj të mbeturinave u është vënë flaka. Ngjarja ka...

E Premtja e Madhe në Zvërnec – besimtarët kremtojnë me përkushtim ritualin e Epitafit

0
Si çdo vit në prag të Pashkës, besimtarët ortodoksë dhe banorët e Zvërnecit janë mbledhur për të kremtuar të Premten e Madhe, duke marrë...

E Premtja e Madhe në Vlorë – besimtarët ortodoksë kremtojnë me rite dhe procesionin...

0
Besimtarët ortodoksë në Vlorë kanë kremtuar të Premten e Madhe, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin fetar, që përkujton vuajtjet dhe kryqëzimin...

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve e përqendruar te frutat dhe perimet, po hartohet plan mbështetës...

0
Konsumatorët shqiptarë janë përballur javët e fundit me një rritje të ndjeshme të çmimeve, veçanërisht në kategorinë e frutave dhe perimeve, ndërsa qeveria thotë...

Stefano Gabbana jep dorëheqjen nga presidenca e Dolce & Gabbana – ndryshime në drejtimin...

0
Një ndryshim i rëndësishëm është shënuar në krye të shtëpisë së njohur të modës Dolce & Gabbana, ku stilisti Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen...