Ka përfunduar procesi zgjedhor për kreun e degës së Partia Demokratike në Elbasan, ku fitues është shpallur Alis Narazani me 477 vota.
Narazani, një figurë e re në politikë dhe ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2025, arriti të sigurojë mbështetjen më të madhe, duke u fokusuar në rikthimin e besimit të qytetarëve dhe ringritjen e së djathtës.
Në vendin e dytë u rendit Sokol Shkëlzeni me 319 vota, i ndjekur nga Durim Çekrezi me 249 vota. Ndërkohë, Elior Vila mori 88 vota, ndërsa Lumturi Hasa siguroi 66 vota.
Procesi u zhvillua mes interesit të lartë brenda strukturave të PD-së, ndërsa gara u karakterizua nga përplasje idesh dhe platformash për drejtimin e degës lokale.
Reagimi për Doris Madhi
Pas përfundimit të votimit, dega e Partia Demokratike në Elbasan reagoi edhe ndaj pretendimeve të Doris Madhi për heqjen nga listat e anëtarësisë.
Sipas deklaratës zyrtare, vendimi për largimin e saj është marrë në mënyrë unanime, duke u bazuar në shkelje të rënda statutore, pasi ajo kishte mbështetur publikisht një subjekt tjetër politik gjatë zgjedhjeve.
Selia lokale thekson se vendimi është në përputhje me rregullat e partisë dhe synon ruajtjen e integritetit të strukturave të saj.






