11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zgjerohen vatrat e murtajës së bagëtive në Shqipëri, AKVMB asgjëson tufat e prekura

Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ka njoftuar zgjerimin e zonave të prekura nga murtaja tek bagëtitë e imta, një sëmundje shumë ngjitëse që po kërcënon seriozisht blegtorinë shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar, deri më tani janë konfirmuar 7 ferma pozitive në 5 vatra shpërthimi, ndërsa krerët e infektuar po asgjësohen sipas protokolleve strikte veterinare, me qëllim ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

AKVMB ka ndaluar tregtimin dhe lëvizjen e kafshëve të gjalla në zonat e prekura dhe u bën thirrje të gjithë fermerëve që të njoftojnë menjëherë veterinerët për çdo simptomë të dyshimtë te kafshët e tyre.

“Ky është një hap jetik për mbrojtjen e tufave dhe për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse dhe shkatërruese për blegtorinë,” theksohet në deklaratën zyrtare të AKVMB.

Veterinerët ndodhen në terren me gatishmëri të plotë, duke kryer mostrime laboratorike dhe monitorim të vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore të kafshëve në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin blegtoral.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...