19.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

“Trupat e të rënëve” – Ukraina pranon 1.200 ushtarë të vrarë nga Rusia, marrëveshja e parë humane pas bisedimeve në Stamboll

Ukraina ka njoftuar se ka pranuar trupat e 1.200 personave të vrarë, të identifikuar si shtetas ukrainas, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur me Rusinë gjatë bisedimeve të fundit të paqes në Stamboll. Sipas shtabit ukrainas për të burgosurit e luftës, trupat e dorëzuara përfshijnë edhe ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Trupat e 1.200 personave të vdekur janë kthyer në Ukrainë,” thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar të premten.

Dorëzimi është bërë në kuadër të një procesi që Rusia e ka prezantuar si një akt humanitar, teksa javën e kaluar Moska njoftoi se ishte e gatshme të dorëzonte trupat e 6.000 ushtarëve ukrainas të vrarë, në mënyrë të njëanshme. Kievi, megjithatë, e ka cilësuar këtë veprim si “këmbim trupash”, dhe më vonë e akuzoi Moskën për “lojë të ndyrë politike” pas pretendimeve ruse se Ukraina po vononte pranimin e trupave.

Faza e parë e marrëveshjes është zbatuar me dorëzimin e 1.212 trupave, sipas burimeve ruse, duke shënuar një nga të paktat forma bashkëpunimi mes dy vendeve që prej nisjes së pushtimit rus në vitin 2022.

Pavarësisht këtij hapi simbolik, bisedimet e paqes në Stamboll nuk kanë sjellë asnjë përparim konkret drejt një armëpushimi. Rusia vazhdon të refuzojë ndaljen e ofensivës ushtarake dhe ka kushtëzuar çdo marrëveshje paqeje me dorëzimin e më shumë territori nga Ukraina dhe ndërprerjen e mbështetjes perëndimore për Kievin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...