10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Zheni Gjergji: Hetimet për abuzimet në Spitalin Onkologjik duhet ta marrë në dorë SPAK

Deputetja Zheni Gjergji deklaroi se hetimet për abuzimin me pacientët në Spitalin Onkologjik duhet të jenë në duart e SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe të shkojnë deri te përgjegjësit në krye të qeverisë. Ajo theksoi se pavarësisht denoncimeve të opozitës dhe mediave, nuk janë marrë masa nga autoritetet.

Gjergji tha se: “SPAK dhe organet e Drejtësisë duhet të angazhohen në një hetim të thelluar për mungesën e medikamenteve pranë Onkologjikut dhe shërbimet e tjera spitalore. Është provë besimi për SPAK që kësaj problematike skandaloze të mungesës së medikamenteve, të mos trajtimit shëndetësor të duhur, vjedhjeve dhe abuzimeve t’i japë përgjigje me forcën e ligjit. Përpara se media të hidhte dritë dhe prokuroria të vepronte, Rama dhe Manastirliu e dinin mirë gjendjen, por nuk ndërmorën asnjë veprim.

Ajo përmendi se brakiterapia dhe ortovoltazhi nuk kanë funksionuar për një periudhë të gjatë në vitin 2022, duke hequr të drejtën e jetës për rreth 600 gra. Gjithashtu, aparatura e kobaltit ka qenë jashtë funksionit për vite me radhë, duke qëndruar në korridoret e Spitalit Onkologjik si dëshmi e vlerës së ulët që i jepet jetës.

Gjergji përfundoi: “Krimet në shëndetësi kanë emër, dhe për të pasur drejtësi të vërtetë, prangat duhet të kërcasin edhe më lart, në krye të punëve.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...