21.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Vrasja e Alfons Ndocit në burgun e Koridhalos, e shkuara e tij e errët

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me 35-vjeçarin Alfons Ndoci, i cili ndërroi jetë sot në burgun e Koridhalos në Greqi. Ndoci, i njohur si një person me rrezikshmëri të lartë, ishte i dënuar për vrasje.

Në vitin 2014, gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina, ai vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse guxoi t’i rezistonte gjatë grabitjes. Në vitin 2018, ai u arratis nga mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me tre të burgosur të tjerë. Ngjarja ndodhi në portin e Pireut, ku po kryhej transferimi i 11 të burgosurve nga Athina në Kretë. Pak ditë më pas, Ndoci u arrestua përsëri pas një operacioni të forcave speciale greke.

Në qershor të vitit 2023, ai u arrestua së bashku me shtetasin Gerald Jaho, pasi u kapën me dy pistoleta, marijuanë, 16,207 euro dhe kartëmonedha të tjera të shteteve të ndryshme, gjatë një ndjekjeje policore në Athinë. Ata u pikasën në një qendër tregtare nga biznesmeni Tonin Preka, i cili i kishte identifikuar si personat që i kishin grabitur 40,000 euro në Mykonos. Policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu një ndjekje të episodike, ku Ndoci hipi në një automjet për të shpëtuar dhe përplasi disa mjete derisa u kap. Ndaj Ndocit kishte urdhër arresti në fuqi për “grabitje në bashkëpunim” dhe dy dënime me gjithsej tre vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”.

Ndoci u vra sot pas një sherri me thika në sektorin nr. 4 të burgut, ku mbahen të dënuar për vepra të rënda penale. Paraprakisht, bëhet fjalë për një përleshje të dhunshme mes të burgosurish shqiptarë, nga e cila mbeti i plagosur edhe Altin Vokrri, 46 vjeç, nga Gjakova e Kosovës. Forca të shumta policore kanë mbërritur në burgun e Koridhalos për normalizimin e situatës ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...