14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Zhupa akuzon Manastirliun për vrasjen e Martin Canit:”Ke ndryshuar një sistem ku nuk është prioritet jeta”

Gjatë interpelancës në Kuvend me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, deputetja Ina Zhupa ngriti akuza të rënda ndaj ministres, duke e bërë përgjegjëse për vrasjen tragjike të Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” dhe për dështimet në menaxhimin e institucioneve publike gjatë drejtimit të saj.

Zhupa e akuzoi Manastirliun për mungesë përgjegjësie dhe veprime të pamjaftueshme për të siguruar sigurinë dhe mirëqenien në institucionet arsimore. Ajo theksoi se ministrja nuk kishte marrë masa për të përmirësuar buxhetin dhe kushtet në shkolla, duke dalë në pah vetëm kur u rrezikua pozicioni i saj.

Zhupa deklaroi:

“Nuk e kishte kuptuar akoma që ishte ministre e Arsimit. Nuk e kishim parë në asnjë shkollë, nuk e kishim parë të kërkonte më shumë buxhet për ministrinë e vet. Por kur ndodh një fatkeqësi, si ajo e vrasjes së Martin Canit, çdo njeri është fajtor përveç Ogerta Manastirliut.”

Deputetja e kritikoi edhe për mungesën e strukturave të sigurisë në shkolla, duke shtuar se sistemi patronazhist në drejtimin e institucioneve ka dështuar. Ajo përmendi se vetëm 27% e shkollave drejtohen nga persona të certifikuar, ndërsa të tjerët janë, sipas saj, individë të afërt me partinë në pushtet.

Lidhja me sistemin e shëndetësisë dhe tragjedia e Martin Canit

Zhupa akuzoi ministren edhe për ndryshimet që ajo kishte bërë në sistemin e urgjencës gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Ajo theksoi se këto ndryshime, që caktonin ditë të përcaktuara për spitale të ndryshme, ishin arsyeja pse Martin Cani nuk u dërgua tek QSUT, që ishte më afër, por tek Spitali Ushtarak, ku humbi jetën.

Zhupa shtoi:
“Ke ndryshuar një sistem ku nuk është prioritet jeta. Martin do të ishte gjallë nëse do çohej tek QSUT, por ti e detyrove të shkonte në spitalin ushtarak sepse ishte dita që i takonte.”

Deputetja përfundoi duke theksuar se përgjegjësitë për këtë tragjedi dhe për gjendjen e përgjithshme në arsim dhe shëndetësi bien mbi Manastirliun, duke i bërë thirrje që të marrë masa konkrete dhe të ndalë justifikimet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...