10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Zjarr i qëllimshëm në Berat: Zjarrfikësit parandalojnë përhapjen në Pyllin me Pisha

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në fshatin Remanicë, në Njësinë Administrative Velabisht të Beratit. I favorizuar nga era, flakët përparuan me shpejtësi, duke rrezikuar përhapjen drejt një pylli me pisha. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse u nisën drejt zonës së zjarrit dhe arritën të vendosin situatën nën kontroll.

Forcat zjarrfikëse vepruan me shpejtësi, duke lokalizuar flakët dhe duke parandaluar përparimin e tyre drejt pyllit me pisha. Aktualisht, zjarrfikësit po monitorojnë vatrat e zjarrit për të mos lejuar riaktivizimin e tij. Si pasojë e zjarrit, është djegur një sipërfaqe prej 300 metër katrorësh me shkurre, ferra dhe bar të thatë.

Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmuan se zjarri ishte i qëllimshëm dhe po punohet nga ana e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...