Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e bojërave “Deutsch Color” në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të Maminasit.
Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë – Durrës – Tiranë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të Shërbimit Zjarrfikës.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.