2.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Zjarr në Gjirokastër, përvec zjarrfikësve, në zonë dhe forca të ushtrisë

Një vatër zjarri është ndezur në fshatin “Arshi Lengo” në Bashkinë Gjirokastër.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar jo vetëm Zjarrfikësja Gjirokastër, por edhe ajo e Libohovës dhe Dropullit.

Kujtojmë se dy vite më parë në po këtë fshat u krijuan vatrat e para të zjarrit ku më pas u shtri në gjithë njësinë administrative të Antigonës ku patëm dhe pasoja fatale me dy humbje jete.

Sipas informacioneve, zjarri favorizohet nga era dhe po i afrohet kurorës së pishave.

Vatra e zjarrit është në kodër dhe po shkon drejt fshatit, ndërkohë është duke u punuar për hapjen e një kanali.

Në vendngjarje ndodhen dhe forca të ushtrisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT