20.5 C
Tiranë
Sunday, September 8, 2024
spot_img

Zjarr në lagjen “Marigona” të Graçanicës, dy vetura digjen tërësisht

Paraditen e sotme është raportuar për një zjarr në lagjen “Marigona” të Komunës së Graçanicës. Sipas pamjeve të siguruara, dy vetura janë përfshirë tërësisht nga zjarri, ndërsa dy të tjera janë djegur pjesërisht.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Agron Borovci. “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për dy vetura të përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar”, ka deklaruar Borovci.

Aktualisht, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT