24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Tragjedi në Bioparkun AcquaViva: Mbytet 7-vjeçarja Shqiptare, babai kërkon drejtësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e mërkurë në liqenin e bioparkut AcquaViva në Caraglio, pak kilometra larg Cuneos. Anisa Murati, një 7-vjeçare shqiptare, u mbyt në pellgun e madh artificial teksa ndodhej në një qendër verore për fëmijë.

Familja e Anisës jeton në Demonte, në zonën e Cuneos. Tragjedia ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe pakujdesinë e animatorëve dhe shoqëruesëve të qendrës verore. Babai i vajzës, Jetmir Murati, foli për mediat italiane, duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e ndodhur. Ai deklaroi se vajza e vogël nuk dinte not dhe se ishte pajisur me krahët ndihmues për fëmijë.

Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi”, tha Murati.

Anisa u gjet në dy metra thellësi nga ekipet e emergjencës, pasi humbja e saj u vu re në momentin që fëmijët duhet të ktheheshin në shtëpi. Murati kishte besuar shoqëruesëve të qendrës verore, të cilët kishin për detyrë monitorimin e fëmijëve. Edhe pse në biopark ishin dhjetëra fëmijë nga e gjithë lugina, kishte vetëm shtatë shoqërues, dy prej të cilëve ishin të rritur.

Bioparku në fjalë është nën sekuestrim dhe është mbyllur ndërsa kryhen hetimet e nevojshme. Pritet të kryhet edhe autopsia e

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...