Një incident ka ndodhur rreth orës 19:00 në qytetin e Pukës, në një servis makinash. Gjatë procesit të saldimit në një automjet tip “Skoda”, makina është përfshirë nga flakët.
Si pasojë, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa punonjësi që po kryente saldimin ka marrë disa dëmtime të lehta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e incidentit.