Një zjarr ka përfshirë një zonë moçalore në fshatin Rrilë të Lezhës, duke krijuar një situatë të rrezikshme për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të vënë situatën nën kontroll, por kushtet atmosferike po e vështirësojnë operacionin. Deri më tani, nuk raportohet për dëme në banesa apo rrezik për banorët.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të raportojnë çdo vatër të re zjarri për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.